Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi - Foto: KALLXO.com

Qeveria Sqaron ‘Shkarkimin’ e Ministrit të Arsimit

Qeveria e Republikës së Kosovës përmes një komunikate ka njoftuar opinionin se janë të pavërteta shkrimet e disa mediave për shkarkimin e mundshëm të ministrit Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi.

“Me këtë rast, Qeveria e Kosovës bën me dije se ministri Bytyqi është duke vazhduar punën në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve që i takojnë në pozitën e ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Arsyet që pretendoheshin që do të sillnin shkarkimin e ministrit të Arsimit Shyqiri Bytyqi raportohej të ishte përjashtimi i  Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë ( EQAR)./21Media