Panairi në Beograd ku qeveria serbe prezanton potencialin turistik të Kosovës. Foto: Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë.

Qeveria e Serbisë e Reklamon Turizmin e Kosovës

Zyra e Qeverisë së Serbisë për Kosovën është duke promovuar potencialin turistik të Kosovës në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit të këtij viti nga 23 deri më 26 shkurt në Beograd – por vetëm potencialin e zonave të banuara me serbë.

“Oferta turistike … do të paraqesin komunat e Kosovës, Mitrovicën, Zveçanin, Zubin Potokun, Leposaviqin, Graçanicën, Prizrenin dhe Shtërpcën,” njoftoi faqja zyrtare e Zyrëspër Kosovën në qeverinë serbe. Të gjitha komunat në fjalë, me përjashtim të Prizrenit, janë të banuara dhe me shumicë nga serbët.

Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, të cilën Beogradi ka refuzuar ta njohë, por Serbia ende ka nën kontroll katër komunat në veriun e largët të Kosovës, në kufi me Serbinë, Mitrovicën e Veriut, Zveçanin, Zubin Potokun dhe Leposaviqin, ku Beogradi vazhdon të financojë sigurinë lokale, gjyqësore, shëndetësore dhe institucionet arsimore.

Ndërsa serbët që jetojnë në pjesën tjetër të vendit janë një pakicë e vogël dhe në disa raste bashkëpunojnë me autoritetet e Prishtinës, veriu mbetet nën kontroll të Beogradit dita ditës, pavarësisht nga marrëveshja e arritur në Bruksel në prill të vitin 2013, e cila ende nuk është duke u zbatuar.

Faqja zyrtare e Serbisë në Kosovë tha se do të paraqesë thesarin kulturor të Kosovës, duke përfshirë banjat dhe vendpushimet malore dhe burimeve natyrore, si dhe verërat.

Panairi do të shfaqë disa nga verërat e vreshtave në Rahovec, në mesin e tyre edhe nga vreshta e Deçanit, e cila siç u shpjegua është prodhuar nga murgjit e manastirit të famshëm ortodoks serb në Deçan.

Numri më i madh i prodhuesve të verërave që do të shfaqin produktet e tyre janë nga territore të vogla serbe të Hoçës, ku banorët vendas kanë bërë verë për shekuj me radhë.

Faqja e internetit e qeverisë serbe e quajti verën e Hoçës “mes emrave më të njohur të Serbisë”.

Zyra gjithashtu tha se do të paraqesë potencialin e turizmit shëndetësor të Kosovës, objektet e banjave me burimet minerale termike, si dhe qendrat e skijimit të Brezovicës, e cila është quajtur “një perlë e pazbuluar për amatorët e brezit të ri të sporteve dimërore”.

Brezovica është e vendosur në jug të Kosovës, në afërsi të kufirit me Maqedoninë, dhe Beogradi nuk ka kontroll mbi këtë vend turistik, por është duke kaluar një betejë ligjore dhe politike me Kosovën rreth pronësisë.