Pallati i Drejtësisë - Foto: KALLXO.com

Prokurori Mungon në Gjykimin e Bicajt për Shpërdorim Detyre

Prokurori Feti Tunuzliu mungoi në gjykimin e Xhavit Bicajt që po akuzohet për keqpërdorim të autoritetit zyrtar.

Kryetari i trupit gjykues Shashivar Hoti tha se Tunuzliu ndodhet në pushim mjekësor.

“[Tunuzliu]nuk ka bërë shkresë për të shtyrë këtë seancë, por një seancë dje është shtyrë për të njëjtën arsye”, tregoi Hoti.

Xhavit Bicaj akuzohet se u dërgoi me e-mail pyetjet me përgjigje të sakta dy prej kandidatëve të konkursit për drejtorë të njësive të QKUK-së- dr. Sonja Blakajt dhe dr. Ramë Miftarit.

Vepra e pretenduar sipas aktakuzës ka ndodhur më 31 korrik dhe 3 gusht 2014.

Në seancën e mbajtur në muajin shkurt, Xhavit Bicaj e quajti “montim” rastin ndaj tij.

http://kallxo.com/bicaj-e-quan-montim-rastin-ndaj-tij/

Seanca që u shty sot, u caktua më 16 tetor, ndërsa gjatë saj pritet të jepet fjala përfundimtare.