Përleshje e Dy të Miturve në Prishtinë

Policia e Kosovës ka raportuar se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 09:11 të mëngjesit, por nuk ka dhënë motivet e këtij incidenti.

“Dy të dyshuar, meshkuj të mitur, për shkaqe te panjohura janë përleshur ne mes vete. Si pasojë e përleshjes të dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore nga përdorimi i mjeteve te mprehta-thikave,” thuhet në raportin e policisë.

Të dyshuarit sipas raportit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa rasti ende është duke u hetuar.