Foto: RTV 21

Njeriu në Dializë që Dhuron Ushqim e Veshje

Një person nga Shkupi edhe pse ka probleme me veshkat vazhdimisht dhuron ushqim e veshje për të tjerët.

Veshje, lodra, ushqim dhe ndonjë përqafim, i nevojiten çdo fëmije, thotë Nebojsha Dodevski, i cili në opinion është i njohur si Gricko.

Ai është një humanist i palodhshëm, i cili çdo ditë kujdeset për fëmijët, e posaçërisht për ata që kanë më së shumti nevojë.

Ai punon në një çerdhe dhe çdo ditë dhuron dashuri.

“Njerëzit duan që të ndihmojnë, por nuk e dinë se si. U nevojitet ndihmë, nuk e dinë se çfarë u nevojitet. Nëse pyet dikë se si mund të të ndihmoj, do të habitet, nuk do të dijë çfarë të thotë. Kur jam në kontakt me njerëzit dhe kur bisedoj me ta, shihet se që kanë flakë dhe zjarr në ta, vetëm unë jam lindur i tillë”, u shpreh Nebojsha Dodevski – Gricko, raporton  TV 21

Por, Nebojsha ka probleme shëndetësore. Tashmë një kohë të gjatë ka probleme me veshkat, për shkak se tre herë në javë nga katër orë kalon në dializë.

Ai thotë se kjo nuk e ndalon që të vazhdojë dhe t’u ndihmojë atyre që më së shumti kanë nevojë.

“Unë nuk mendoj se dializa më pengon për të bërë diçka. Por mund të them se dializa më kufizon. Nuk mundet të më ndalë. Hitlerin asgjë nuk e ka ndalur për të bërë gjëra të këqija, pse të më ndalë mua për të bërë gjëra të mira”, shtoi Nebojsha Dodevski.

Ai thotë se qytetarët janë humanë, por se nuk dinë që këtë gjë ta bëjnë për një kohë më të gjatë, por vetëm për një periudhë të shkurtër kohore.

Mesazhi i “Grickos” është që të mbizotërojë dashuria mes njerëzve, pasi që çdokush meriton të jetë i lumtur./21Media

ETIKETA

13 Janar 2018 - 18:44

RTV 21 13/01/2018 - 18:44
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend