Të Gjithë e Duartrokasin Lojën e Dardan Berishës

Trajneri i Kosovës, Brad Greenberg, ka qenë në basketboll gjatë gjithë jetës së tij. Ai ka luajtur në shkollën e mesme ‘John F. Kennedy’ në Plainview, Nju Jork, dhe pastaj kaloi në Uashington State dhe American University përpara se të fillonte karrierën e tij si trajner në vitin 1977.

Pra, kur ai lavdëron Dardan Berishën ashtu siç bëri të mërkurën mbrëma pas 26 pikëshit mahnitës të tij, dhe 4 asistimeve për të ndihmuar Kosovën në fitoren 72-68 kundër Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë (MKD), ju e dini që lavdërimi është shumë i merituar.

Greenberg, që po e drejton Kosovën në Para- Kualifikimet për Kampionatin e tyre të parë botëror të basketbollit, në Prishtinë, tha: “Ishte një përvojë e veçantë për mua të shihja Dardanin dhe mënyrën se si luajti”.

Berisha, 1.91 metra i gjatë, që luan në pozitën “shooting guard”, i cili kishte 6 kërcime, një vjedhje të topit dhe një bllok, e dëmtoi Maqedoninë në çdo mënyrë të mundshme. Ai shënoi brenda harkut (7 të sakta nga 9 sa i ka gjuajtur) dhe përtej tij (4 të sakta nga 9 sa i ka gjuajtur) dhe gjithashtu bëri gjuajtje të lira (2 të sakta nga 3 të mundshmet).

Në FIBA EuroBasket 2011, derisa ishte lojtar i kombëtares polake, ai ishte golashënuesi i dytë më i mirë i ekipit me 13.2 pikë për lojë. Tani ylli i lindur në Pejë po e veshë fanellën e atdheut të tij dhe askush nuk ishte më i mirë se ai të mërkuren.

Kjo përfshin edhe Lojtarin më të mirë (MVP) e Ligës së Kampionëve 2016-17, Jordan Theodore. Lojtari i natyralizuar i Maqedonisë, Theodore ishte gjithsesi shumë i mirë me 22 pikë dhe 6 asistime.

“Jam shumë krenar që jam pjesë e kësaj”, tha 28 vjeçari Berisha. “Është një ëndërr që ne të luajmë në një nivel të tillë dhe të mundim një ekip që ishte ndër më të mirët e basketbollit evropian deri disa vite më parë.”

“Ne kemi qenë së bashku për një muaj dhe kjo ishte një arritje e madhe. Unë them se kjo është shumë më tepër se një fitore”.

Triumfi i së mërkurës ishte vendimtar për ekipin e Kosovës që nuk e shijoi fitoren vitin e kaluar. Sidoqoftë, ndeshjet më të rëndësishme duhet të fitohen nga ekipi për të arritur qëllimin e tyre për të qenë pjesë në kualifikmet për Kupën e Botës, të cilat fillojnë në fund të nëntorit.

“Ky është një fillim i shkëlqyeshëm, por ne duhet të mbetemi të uritur”, tha Greenberg. “Unë mendoj se duke fituar, ne kemi treguar që jemi të vërtetë.”

Greenberg ka theksuar rëndësinë e të qenit mendërisht të fortë dhe lojtarët e Kosovës ishin.

“Ne kemi biseduar shumë në këtë skuadër se ne duhet të kemi një vullnet të fortë dhe kjo ja ka vlejtur shumë dhe lojtarët mendonin se luajtëm një lojë shumë të rëndësishme dhe shënuam një fitore të rëndësishme”, tha ai. “Ne bëmë një performancë shumë të mirë mbrojtëse në gjysmën e parë dhe kemi pasur një performancë të mirë në përgjithësi.

“Jam shumë i lumtur për të gjithë, jam krenar dhe kjo do të jetë një natë e veçantë”.

Trajneri i Maqedonisë, Jordanço Davitkov, ishte i impresionuar nga Kosova. Me të vërtetë shumë, në fakt, ai tha: “Unë mendoj se Kosova dhe Maqedonia do të kalojnë në kualifikueset për Kupën e Botës”.

Estonia, ekipi tjetër në Grupin C, do të ketë diçka për të thënë për këtë. Ata luajnë në Shkup kundër Maqedonisë të shtunën në mbrëmje.

Davitkov gjithashtu tha rreth Berishës.

“Dardan Berisha bëri një lojë të shkëlqyer, ai është një lojtar i nivelit të lartë dhe një udhëheqës i vërtetë i ekipit”, tha ai.

Premtimi i Thyer i Kadri Veselit për Mos-Rrëzim të Qeverisë

by Erjonë Popova
NA NDIQNI

Send this to a friend