Shahisti në Kandidaturë për Pejë

Reshat Nurboja, Kandidati për Kryetar të Komunës së Pejës nga partia Alternativa përveç angazhimit të tij politik i pëlqen edhe loja e shahut.

Bashkëshortja e tij, Aurora Nurboja në intervistën për debatpernime ka treguar për hobin e burrit të saj që ajo e konsideron cilësi të personalitetit të tij si dhe për preferencat në ushqim.

“E ka hobi leximin, e pëlqen shahun, lun shah. Nuk është i mirë në kuzhinë, nuk ndihmon por edhe nuk qet naze, ja konda shum mishin edhe ëmbëlsirat”, tha Nurboja.

Ajo ka treguar gjithashtu për pasurinë familjare që e posedon çifti.

“E kemi një shtëpi , trashëgimi prej babait, hala e papërfunduar. Kjo është banesa që e kemi ndërtuar pas luftës”, deklaroi ajo.

Gruaja e kandidatit po ashtu vlerësoi lartë kontributin që bashkëshorti i saj e ka dhënë për vendin gjatë dhe pas luftës së fundit.