Foto: Atdhe Mulla

Ndryshimi me Vetëm një Votë

Me 99.88% të votave të numëruara, në partitë e ashkalinjëve diferencën e bënë vetëm një votë.

Neni 64 i Kushtetutës përcakton që komunitetit ashkalinjëve të ketë të garantuar 1 vend në kuvend.

Sipas rezultatee të deritanishme të KQZ-së Partia e Danush Ademit, ish-deputet në legjislaturën e kaluar, ka marrë vetëm një votë më shumë se partia e Etem Arifit.

Partia Demokratike e Ashkalinjëve të Kosovës (PDAK), e cila udhëhiqet nga Danush Ademi ka marrë 2 mijë e 195 vota, ndërsa Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), ka marrë 2 mijë e 194 vota

Përveç një vendi të garantuar për secilin komunitet, një vend shtesë do t’i jepet komunitetit Rom, Ashkali, ose Egjiptian, që ka numrin më të madh të votave të përgjithshme.