Kandidati për Pejë, Kuzhinier dhe Sportiv

Fatmir Gashi, kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Pejën ka balancuar për një kohë të gjetë jetën familjare me bashkëshorten mjeke.

Iliriana Gashi, bashkëshortja e kandidatit për të qenë Kryetar i Pejës përshkroi personalitetin e burrit të saj në intervistën për debatpernime.

Sipas saj, Gashi është një baba i kujdesshëm dhe një kuzhinier i zoti me gjithë angazhimet e tij politike.

“Pregatit mirë, ndoshta ma mirë se unë. I pëlqen sporti, i pëlqen jashtë mase basketbolli, ka qenë një periudhë kur unë jam marrë shumë me karrierën time kur kam shkuar në specializim. Fatmiri ka mbetë me fëmijë dy vjet dhe i ka rujt”, tha Gashi.

Gashi ka përshkruar edhe pasurinë familjare në pasuri të paluajtshme dhe vetura që posedojnë.

“Kemi shtëpinë, kemi banesë në Prishtinë. Kemi një Audi 5, Fatmiri nuk vozit”, deklaroi Gashi.