Ja Çfarë Thonë Mjekët për Perdet që Krijohen në Sy

Katarakti është mjegullim i thjerrëzës së syrit që pengon të shikuarit e pastër me anë të syrit Shumica e rasteve të katarakt janë të lidhura me moshën.

Kataraktet janë shumë të shpeshta te njerëzit në moshë të shtyrë. Më shumë se gjysma e popullatës mbi moshën 65 vjeçare kanë katarakt (studimet amerikane).

Katarakti mund të paraqitet në njërin ose në të dy sytë. Ai nuk mund të shpërndahet nga njëri te syri tjetër. Çfarë është thjerrëza e syrit? Syri funksionon pak a shumë si një kamerë.

Drita futet në sy, kalon nëpër korne (një lëng i tejdukshëm në pjesën e përparme të syrit), pastaj nëpër bebëz dhe në thjerrëz.

Thjerrëza është një pjesë e pastër (e tejdukshme) e syrit e cila ndihmon fokusimin e dritës ose të pamjes (objekteve) në retinë.

Retina është një ind (shtresë) i ndjeshëm ndaj dritës në pjesën e pasme të syrit. Te syri normal, drita kalon nëpër thjerrëzën e tejdukshme dhe fokusohet në retinë. Sapo të arrijë në retinë, drita shndërrohet në sinjale nervore të cilat më pas dërgohen në tru përmes nervit optik.

Thjerrëza duhet të jetë e pastër ashtu që retina të pranojë pamje të qarta (të kthjellëta). Nëse thjerrëza është e turbullt si pasojë e kataraktit, pamjet që ju shihni do të jenë të mjegullta.

Pra katarakti ndodh kur ka grumbullime të proteinave në thjerrëz të cilat e bëjnë atë të mjegullt. Qelizat e reja të thjerrëzës zakonisht krijohen nga jashtë, që bën që qelizat e vjetra (dhe të vdekura) të grumbullohen brenda.

Ato më pas pengojnë që drita dhe pamjet e ambientit të jashtëm të kalojnë në mënyrë të kthjellët nëpër thjerrëz.Në syrin e shëndetshëm, thjerrëza e syrit është e pastër dhe lejon rrezet e dritës të kalojnë pa pengesa. Kur krijohet katarakta, thjerrëza gradualisht bëhet e mjegullt.

Kur drita kalon nëpër thjerrëzën e mjegullt, ajo nuk fokusohet më në retinë, që bën që pamjet të duken të mjegullta ose turbullta/21 Media

Premtimi i Thyer i Kadri Veselit për Mos-Rrëzim të Qeverisë

by Erjonë Popova
NA NDIQNI

Send this to a friend