Seanca e Kuvendit | Foto: KALLXO.com

Miratohet Agjenda për Reforma Evropiane

Kuvendi i Kosovës pas një debati ka miratuar Agjendën për Reforma Evropiane.

Në momentin e votimit në sallë ishin 65 deputetë.

Me 63 vota për dhe një abstenim, Kuvendi miraton Agjendën për Reforma Evropiane, njoftoi nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti.

Aktualisht, Kuvendi është në pauzë deri në ora 14:30.