Ministria e Shëndetësisë - Foto: KALLXO.com

Ministria Ndan 30 Mijë Euro për Pacientin me Leukemi Akute

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka ndarë 30,000 euro për shërimin jashtë vendit të pacientit F.H., i cili është i prekur nga leukemia akute.

Përmes një njoftimi, Ministria thotë se vendimin për të ndarë këtë shumë e ka marrë bazuar në legjislacionin në fuqi dhe dokumentacionin mjekësor, të prezantuar me rastin e aplikimit më 6 dhjetor.

Ministria e Shëndetësisë po ashtu ka ofruar për pacientin në fjalë edhe opsionin për trajtim falas në Turqi, sipas marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar mes tyre.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Turqia mbulon trajtimin falas për 100 pacientë kosovarë në vit në spitalet publike të këtij shteti.