Aeroplani Del Nga Pista (VIDEO)

Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka mohuar raportimet e bëra nga mediat se ka qenë në aeroplanin i cili sonte doli nga pista në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

“Dëshiroj t’iu njoftoj se unë nuk ndodhesha në aeroplanin që doli nga pista në aeroportin Adem Jashari. Jam shumë e lumtur dhe e lehtësuar që në këtë aksident nuk ka të lënduar. Falemnderit për kujdesin e miqve dhe familjarëve që ishin shqetësuar nga ky lajm”, ka thënë Jahjaga në një postim në Facebook.

21:13

Mbyllet Aeroporti i Prishtinës Shkaku i Një Aksidenti

aeroporti

Një aeroplan i linjës nga Stambolli raportohet se ka dalë nga pista në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, aksident i cili ka bërë që përkohësisht të mbyllur operimi i Aeroportit.

Zyra për Media e Aeroportit ka konfirmuar se nga ky aksident nuk ka pasur ndonjë të lënduar.

“Fluturimi nga Turkish Airlines TK1018, nga Stambolli ka pasur një aksident minor në aterim i cili fatmirësisht nuk ka rezultuar në ndonjë të lënduar. Me këtë rast aeroporti shpallet i mbyllur për një afat kohor prej disa orësh deri në përfundimin e hetimeve fillestare teknike”, thuhet në komunikatën e Aeroportit.