Lutfi Haziri, LDK, Gjilan. Foto: Kallxo.com

Lutfi Haziri u reagon partive në pushtet: Nëse i doni numrat ua japim!

Lutfi Haziri, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, njëherit kryetar i Komunës së Gjilanit ka reaguar lidhur me deklarimet e zyrtarëve të partive politike në pushtet se opozita nuk i ka numrat për ta rrëzuar Qeverinë Haradinaj.

Ai në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se “Nëse doni numrat, jau japim!”

Postimi i plotë i Lutfi Hazirit:

Përkitazi me arrogancën që ‘nëse keni numra rrëzojeni qeverinë’:

Numrat nuk i kishit për ratifikim të marrëveshjes që hap rrugë për liberalizimin e vizave, e as nuk i keni për asnjë proces që pritet të ndodhë në Kosovë.

Mos harroni se arroganca politike edhe në ofertën e tavolinës së pajtimit politik për interes të Republikës ka qenë oferta e fundit nga ne. Uluni e shkruani detyrat që duhet t’i realizojmë bashkë për integrime euroatlantike e liberalizim sepse numrat bëhen shpejtë.

Ne jemi në Tiranë, ku po debatojmë për largimin e kërcënimeve politike që sot Kosovën po e presin ditët në vijim. Nëse doni numrat, jau japim!