array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena e Gëzim Kelmendit për Sllobodan Gavriqin

Deklarata

Kelmendi: “Gavriq ka pranuar se ka planifikuar një sulm terrorist me 13 kg eksploziv…. të përforcuar me gozhda.. për të qenë më produktiv”.

Gëzim Kelmendi

Vlerësimi

Rrenë

Deputeti i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi nuk e ka thënë të vërtetën kur ka deklaruar se serbi Sllobodan Gavriq kishte pranuar se kishte qëllim kryerjen e një sulmi terrorist në Prishtinë. Në të gjitha deklaratat e tij në polici, prokurori, gjykatë dhe në media, Gavriq në asnjë rast nuk kishte pranuar se qëllimi i tij ka qenë kryerja e një  sulmi terrorist.

Artikulli

Në paraqitjen e tij të fundit në media deputeti i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, duke folur për rrezikun e terrorizmit ka përmendur edhe rastin e Sllobodan Gavriqit.

Kelmendi në emisionin Interaktiv të KTV-së ka dhënë një deklaratë të pabazuar kur ka thënë se Gavriq e kishte pranuar se qëllimi i eksplozivit të tij ishte kryerja e një sulmi terrorist.

Në intervistën e transmetuar mbrëmë, Kelmendi e ka përmirësuar veten në minutat vijues kur është sfiduar me pyetjen e gazetarit Xhemaj Rexha se Gavriq asnjëherë nuk e ka pranuar se ka pasur qëllim kryerjen e sulmit terrorist.

Gjatë tërë procesit gjyqësor Sllobodan Gavriq kishte mohuar  se qëllimi i eksplozivit të tij ishte kryerja e një sulmi terrorist.

Këto pretendime Gaviq i kishte thënë edhe në intervistën për Emisionin Drejtësia në Kosovë të xhiruar në ambientet e Burgut të Gjilanit.

Edhe avokati i Gavriqit, Zhivojin Jokanoviq, në vazhdimësi kishte nënvizuar se Gavriq nuk kishte qëllim sulmin terrorist.

“Ne nuk pretendojmë se ai është i pafajshëm, por edhe tash jam i bindur se elementet e veprës penale për të cilën u dënua nuk qëndrojnë që nuk do të thotë se nuk ka vepër penale, por jo tjetër, por vetëm veprën penale tregti e palejueshme me materie shpërthyese”,  tha Jokanoviq.

Megjithë faktin se Gavriq e kishte mohuar se qëllimi i tij ishte kryerja e një sulmi terrorist, gjykata ka vlerësuar se ai ka kryer veprën penale të përgatitjes së sulmit terrorist duke u bazuar në dëshmi të tjera.

Gavriq tashmë është i dënuar me 11 vjet burg me vendim të Gjykatës së Apelit.

http://kallxo.com/pendimi-te-denuarit-per-terrorizem-slobodan-gavriq/