Ministria e Punëve të Brendshme Publikon Vendimet e Ministrit

Në fund të javës së ardhshme do të jenë në ueb faqe

Flamur Sefaj, Mars 2018

E vërtetë

Ministria e Punëve të Brendshme, ka mbajtur fjalën sa i përket publikimit të vendimeve që ka marrë ministri Flamur Sefaj.

Javën e kaluar KALLXO.com ka raportuar se asnjë vendim i ministrit i cili mori detyrën në shtator të vitit të kaluar nuk është i publikuar në uebfaqen e MPB-së.

Vendimet e ministrit Sefaj ishin përfolur publikisht, por ato nuk kishin qenë të publikuara.

Të pyetur për mospublikimin e këtyre vendimeve në një përgjigje drejtuar KALLXO.com, MPB -jakishte thënë se vendimet do të publikoheshin së shpejti, në fund të kësaj jave.

“Po ashtu po ju njoftojmë se linku në uebfaqe për vendimet është i krijuar, por pasi kemi ndryshuar uebfaqen për shkaqe teknike nuk janë vendosur, po do të vendosen në të ardhmen”, ishte përgjigja e MPB-së, drejtuar KALLXO.com.

Gjatë ditës së djeshme zyrtarë të kabinetit të ministrit Sefaj, i kanë thënë KALLXO.com se vendimet janë publikuar një nga një. Janë publikuar vendimet e vitit 2017 dhe 2018.

http://kallxo.com/javen-qe-vjen-premtohet-publikimi-i-vendimeve-te-ministrit/

Germat prej Bore të Kryeministrit

by Erjonë Popova
NA NDIQNI

Send this to a friend