Kalkulimet e Fryra për Formimin e Shpejtë të Qeverisë

Pas certifikimit të rezultateve në më pak se një javë do të formojmë qeverinë

Ramush Haradinaj, Gusht 2017

Me kos

I nominuari për Kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, kishte deklaruar se do ta formojë qeverinë një javë pas certifikimit të rezultateve.

“Por, ajo që mund t’i sigurojë qytetarët e vendit është se në një afat të shkurtër kohor pas nominimit zyrtar, pas certifikimit të rezultateve, mendoj në më pak se një javë, do të formojmë qeverinë e vendit”, kishte deklaruar Haradinaj për Radion Evropa e Lirë.

Në këtë deklaratë, Haradinaj ka përmendur nominimin zyrtar dhe certifikimin e rezultateve si sinonim, por në fakt ato dallojnë. Nëse e marrim nominimin zyrtar, atëherë ai ndodh vetëm pas konstituimit të Kuvendit, kur për Haradinajn nis numërimi i ditëve për formimin e qeverisë. Me ligj i ka 15 ditë që të formojë qeverinë e tij.

Haradinaj: “Një javë nga certifikimi, por certifikimin final e bën KQZ-ja. Në momentin kur ata përfundojnë punën, ne brenda javës do të jemi të gatshëm”, ka thënë ai.

Vlerësimi: Deklarata e Haradinajt konsiderohet e pasaktë. Koalicioni PAN ende nuk e ka formuar qeverinë edhe pse certifikimi i rezultateve është bërë me datën 8 korrik. E që nga dita e zgjedhjeve kanë kaluar më shumë se shtatë javë dhe ende nuk kemi ndonjë marrëveshje të koalicionit të nënshkruar. Në seancen e konstituimit të Kuvendit, i caktuar me datën 3 gusht, nuk kanë arritur që të votohet për kryetar dhe nënkryetar të Kuvendit. Bazuar në propozimin e PAN-it për shtyrje të seancës, ky koalicion aktualisht i ka vetëm 60 vota. Për dy muaj, PAN ka arritur të bëjë për vete deputetet e LAA-së, Teuta Rugova. Partitë opozitare e kanë akuzuar Presidentin e Kosovës së e ka zvarritur konstituimin e Kuvendit për t’i dhënë më shumë kohë PAN-it për të bërë koalicione

  • E Vërtetë

  • Pjesërisht E Vërtetë

  • Me Kos

  • Rrenë

  • Rrenë e kryptë

  • Qëndrim i ndërruar

  • Hetimet vazhdojnë

Ndërsa, certifikimin final të rezultateve të zgjedhjeve e bën KQZ-ja. Zgjedhjet e 11 qershorit janë certifikuar më 8 korrik.

Nëse e marrim vetëm deklaratën bazuar në certifikimin e rezultateve, atëherë Haradinaj i bie që nuk e ka thënë të vërtetën.

Haradinaj e ka përforcuar edhe më shumë atë që lidhet me “certifikimit final të rezultateve” dhe bërjen e qeverisë në një kohë të shpejtë.

“Një javë nga certifikimi, por certifikimin final e bën KQZ-ja. Në momentin kur ata përfundojnë punën, ne brenda javës do të jemi të gatshëm”, ka thënë ai.

Pra, Haradinaj nuk e ka mbajtur premtimin e dhënë.

Rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme janë certifikuar më 8 korrik nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Një javë pas certifikimit të zgjedhjeve, sipas deklarimeve të mandatarit për formimin e qeverisë, i bie që 15 korriku të ishte data më e largët e formimit të qeverisë.

Që nga përfundimi i zgjedhjeve, përfaqësuesit e koalicionit PAN vazhdimisht kanë deklaruar se “i kanë votat për formimin e qeverisë”.

Nën supozimin se qeveria e udhëhequr nga koalicioni PAN i ka votat e minoriteteve (20), atyre u duhen të paktën edhe 2 vota për të bërë shumicën në Kuvend.

Janë përfolur emra të ndryshëm të deputetëve të zgjedhur nga Koalicioni LAA që mund ta përkrahin qeverinë Haradinaj. Presidenti Hashim Thaçi ka thirrur seancën konstituive në 3 gusht, pra as teorikisht nuk ka gjasa që qeveria të formohet brenda muajit korrik.

Kjo seancë është mbyllur nga kryesuesi, Adem Mikullovci ende pa u votuar për kryetar dhe nën-kryetar të Kuvendit të Kosovës.

E nëse i marrim të mirëqena deklarimet e zyrtarëve të AAK-së se qeveria do të votohet brenda dy ditësh pas konstituimit të Kuvendit atëherë i bie që qeverinë do ta kemi në fund të javës së parë të gushtit, ose fillimin e javës së dytë të korrikut

Matematikisht i bie tri javë pas kohës së paralajmëruar nga mandatari për formimin e saj.