Kosova Pranohet në UEFA

Kosova është bërë anëtarja e 55-të e federatës evropiane të futbollit (UEFA).

Votimi i fshehtë i mbajtur në Budapest, gjatë Kongresit të organizatës tregoi që për Kosovën votuan 28 federata, 24 ishin kundër ndërsa 2 abstenuan.

Aplikacioni i Kosovës për anëtarësim në UEFA është dorëzuar në mars të vitit të kaluar.

Për herë të parë, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, u është drejtuar anëtarëve të UEFA-s në cilësi të barabartë.

“Ky është një moment historik dhe unë premtoj se do t’i premtoj vlerat e futbollit. Duam t’i bëjmë njerëzit bashkë brenda dhe jashtë fushës,”, tha Vokrri.