Policia turke te kazerma ku ndodhi helmimi i ushtareve - Foto: 21Media

Helmohen Qindra Ushtarë Turq

Ministri turk i Mbrojtjes, Fikri Ishik, deklaroi sot se 72 ushtarë janë ende në spital për trajtim të mëtejshëm dhe se nuk ka rrezik jete për asnjërin prej tyre.

I shoqëruar nga komandanti i Forcave të Këmbësorisë, gjenerali Zeki Çollak, ministri Ishik vizitoi sot ushtarakët në spital.

Prefekti i provincës Manisa, Mustafa Hakan Guvencer, deklaroi se akoma nuk mund të thonë saktë arsyen e helmimit të ushtarakëve dhe se për këtë po kryhet një hetim.

“Nuk mund të them asgjë zyrtarisht për shkaqet e problemit me shëndetin e ushtarëve, të cilat u shtruan në spital pas darkës së ngrënë. Të gjitha detajet do të dihen pas hetimit laboratorik”, tha ai. /21Media