Mortajat e Serbisë në Duart e Milicias së Ndaluar Kurde

Ish Presidenti Amerikan, Barack Obama, u zotua se nuk do t’i armatosë grupet kurdë në Siri në mënyrë që ta qetësojë Turqinë, por gazetarët kanë gjurmuar predha mortajash të prodhuara në Serbi të blera nga Pentagoni në duart e një milicias së ndaluar.

Ministria e Tregtisë e Serbisë dhe prodhuesi shtetëror i municioneve Krusik kanë zbuluar se mortajat e gjetura në duart e milicias kurde ishin pjesë e një pakete të shitur, pothuaj në tërësi, për Komandën e Operacioneve Speciale të Pentagonit, SOCOM.

NDËRLIDHUR

SOCOM, që është përgjegjës për sigurimin e armëve për rebelët e mbështetur nga SHBA-të në luftë kundër ISIS-it në Siri, ka mohuar të ketë blerë predha mortajash pavarësisht se i janë prezantuar deklaratat nga Krusik dhe ministria serbe, si dhe dokumentet e rrjedhura të Pentagonit për transport, të cilat e mbështesin supozimin.

Zbulimi duket se konfirmon se milicia kurde kishte shtënë në dorë municionet e blera nga SHBA-të shumë më përpara se Presidenti Donald Trump të vendoste në maj për ta hequr ndalesën për armatosjen e tyre.

Nuk është e qartë se si Njësitet e Mbrojtjes Popullore të Kurdëve, të njohura si YPG, të cilat përbëjnë një pjesë kryesore të grupit anti-ISIS të mbështetur nga Pentagoni të quajtur Forcat Demokratike Siriane, SDF, pranuan mortaja në vitin 2016. Ish Presidenti Barack Obama në mënyrë të përsëritur është zotuar se vetëm njësitë arabe të SDF do të marrin pajisje në mënyrë që të zbutet aleati i NATO-s, Turqia, për të cilën YPG është organizatë terroriste.

Legjioni i Sham i mbështetur nga Turqia, anëtar i Ushtrisë së Lirë Siriane, publikoi këto fotografi në llogaritë e veta në mediat sociale në gusht të vitit 2016. Screenshot-ët tregojnë municione të ndryshme të kapura nga luftëtarët kurdë të YPG të Forcave Demokratike Siriane afër Jarabulus në veri të Sirisë. Shenjat e kutive të mortajave KV01/15 tregojnë se ato janë prodhuar në vitin 2015 në fabrikën shtetërore Krusik në Serbi.

Në gusht të vitit 2016, një grup rebel i mbështetur nga Turqia i quajtur Legjioni i Sham-it avancoi në veri të Sirisë në kufi me Turqinë, duke konfiskuar sasi të mëdha të kallashnikovëve dhe municionit.

Fotografi të ngarkesës të analizuara nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) dhe Projekti për Raportim të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OCCRP) zbuluan disa pako me rrathë mortajash të prodhimit serb 120 milimetërsh.

Municioni ishte i shënjuar me numrin e lotit “KV 01/2015” që shihej qartë në paketim në fotot e publikuara. Numri i ID-së nuk është unik por nënvizon se është pjesë e grumbullit të parë të predhave të prodhuara në vitin 2015 nga fabrika shtetërore e municionit Krusik në Valevë, në perëndim të Serbisë.

Ministria serbe e Tregtisë tha për BIRN dhe OCCRP se 8,660 predha të mortajave nga “loti KV-01/15” janë dërguar në Kamerun dhe Arabi Saudite- asnjëra nga të cilat nuk i kanë mbështetur rebelët në Siri- dhe në bazën amerikanë të SOCOM në Kuvajt, një bazë e madhe logjistike për programin e Pentagonit për armatosjen e rebelëve sirianë. Ajo mohoi të tregojë sa mortaja kanë shkuar në secilin destinacion por shtoi se dërgesat në Kuvajt janë bërë përmes një firme të paemërtuar amerikane.

Një certifikatë e rrjedhur e përdoruesit të fundit zbulon transferin e 4 mijë predhave të mortajave nga Serbia në selinë e SOCOM në Kuvajt. Të dhënat përputhen me informacionin e dhënë nga Ministria e Tregtisë e Serbisë dhe fabrika Krusik lidhur me lotin KV 01/2015.

Krusik tha në një deklaratë se 602 predha janë eksportuar në Kamerun dhe 270 të tjera në Arabinë Saudite, përderisa pjesa e mbetur prej 7,988 predhave ishte shitur te Yugoimport, ndërmarrja shtetërore serbe për tregti të armëve, në porcione prej 4,000; 3,988 dhe 50 copësh. Krusik, megjithatë, nuk zbuloi destinacionin përfundimtar të tyre.

Dy deklaratat zyrtare tregojnë se sasia e plotë e 9,988 predhave ishin transferuar te SOCOM në Kuvajt, por Ministria, Krusik dhe Yugoimport refuzuan ta konfirmojnë këtë.

Legjioni i Sham i mbështetur nga Turqia, anëtar i Ushtrisë së Lirë Siriane, publikoi këto fotografi në llogaritë e veta në mediat sociale në gusht të vitit 2016. Screenshot-ët tregojnë municione të ndryshme të kapura nga luftëtarët kurdë të YPG të Forcave Demokratike Siriane afër Jarabulus në veri të Sirisë. Shenjat e kutive të mortajave KV01/15 tregojnë se ato janë prodhuar në vitin 2015 në fabrikën shtetërore Krusik në Serbi.

Dëshmi të tjera të transferit megjithatë janë ofruar nga dokumentet e ngarkesës ajrore të Silk Way të Azerbajxhanit të rrjedhura online në qershor. Ato zbulojnë se në shkurt të vitit të kaluar, 4 mijë mortaja të llojit të njëjtë të gjetura në Siri u dërguan te SOCOM në Kuvajt përmes Yugoimport nga kompanitë amerikane Chemring Military Products dhe UDC USA Inc.

Për shkak të mungesës së numrit të ‘lot’-it në dokumentet e dërgesave dhe mungesës së konfirmimit nga firmat dhe autoritetet e përfshira, është e pamundur të thuhet përfundimisht se dërgesa lidhet me mortajat e gjetura te kurdët e Sirisë, edhe pse datat dhe shifrat përkojnë me informacionet e ofruara nga autoritetet serbe.

SOCOM tha në një deklaratë të shkruar se nuk ka blerë mortaja nga ky porcion, por nuk u përgjigj në kërkesën për qartësim kur u sfidua me informacione zyrtare nga Serbia.

2.2 Miliardë Dollarët e Pentagonit për Armët ish-Sovjetike Drejt Sirisë

http://kallxo.com/gjnk/pentagoni-devijon-rrugen-e-bartjes-se-armeve-ne-siri-pas-shqetesimeve-te-gjermanise/

15 Shtator 2017 - 09:31

Ivan Angelovski, Lawrence Marzouk 15/09/2017 - 09:31
NDËRVEPRIMI10

Mortajat e Serbisë në Duart e Milicias së Ndaluar Kurde

by Përparim Isufi
NA NDIQNI

Send this to a friend