Raportoni Korrupsionin!

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
FLM!

RAPORTI JUAJ
ESHTE DERGUAR

Dështon Debati për Energji

Tri organizata jo-qeveritare kanë bojkotuar konferencën e sotme të organizuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik për energjinë sepse kjo e fundit nuk i kishte përfshirë ata në agjendë për të shpjeguar shqetësimet e tyre për projektet e energjisë në vend.

Ministria e zhvillimit ekonomik, MZHE, kishte ftuar të enjten shoqërinë civile për të diskutuar shqetësimet e tyre të ngritura në studimin e shtatorit, por ato nuk i shkuan me arsyetim se nuk iu kishte dhënë e drejta për të folur.

NDËRLIDHUR

Në konferencë, MZHE kishte bërë plan për të diskutuar për çështjet e energjisë dhe shqetësimet e ngritura nga shoqëria civile në raportin “Projektet energjetike në Kosovë”’, raport në fakt i tri OJQ’ve.

Një konferencë të përbashkët, OJQ-të me ndikim GAP, KIPRED dhe FIQ dhanë arsyet e tyre për bojkotim.

Krenar Gashi, drejtor i KIPRED’it tha: “Nuk e kemi parë të nevojshme të marrim pjesë në një takim ku zyrtarë të qeverisë do të flasin për raportin tonë e ku neve na është mohuar e drejta e prezantimit dhe e konfrontimit të argumenteve”.

Ai shtoi se OJQ’tė kishin kėrkuar nga ministria qė atyre t’iu mundėsohet tė flasin nė konferencė.

Gashi shtoi se shoqėria civile, pos kësaj kërkese, ka rekomanduar që në konferencë të ftohen edhe komisionet përkatëse parlamentare si dhe përfaqësuesit e punëtorëve të sektorit të energjisë.

As kërkesat e as rekomandimet e OJQ-ve nuk ishin marrë parasysh. 

“Si autorë dhe botues të këtij studimi për të cilin është diskutuar, ne kemi dashur të jemi prezentë dhe të sqarojmë gjetjet e studimit tonë karshi zyrtarëve të institucioneve”, tha Gashi.

Ai shtoi se me këtë takim qeveria ka dashur që të involvojë shoqërinë civile në proces veç sa për sy e faqe, duke u arsyetuar para të tjerëve ‘kinse po na konsulton neve për projektet madhore.’

“Shumica absolute e dokumenteve dhe studimeve të projekteve të energjisë nuk janë publike. Madje ne kemi kërkuar zyrtarisht, duke u thirrur në ligjin për qasje në dokumente zyrtare, që të kemi qasje në këto dokumente, por asnjëherë nuk kemi marrë përgjigje,” Gashi i tha Gazetes Jeta ne Kosovë.

Ky studim kishte ngritur shqetësimet lidhur me mënyrën e menaxhimit të projekteve energjetike në vend duke dhënë argumente për shkeljet që kanë ndodhur gjatë këtij procesi.

Studimi i tri OJQ’ve kritikon Qeverinë e Kosovës për mostransparencë dhe papërgjegjësi të institucioneve ndaj publikut.

Po ashtu, ata theksojnë se nuk janë respektuar standardet e brendshme të Bankës Botërore që duhen ndjekur në projektet energjetike.

Studimi cekë edhe një mosrespektim të standardeve të Korporatës Ndërkombëtare Financiare, IFC në angazhimin e tyre në projektet energjetike. 

Në anën tjetër, ministri i zhvillimit ekonomik, Besim Beqaj tha se organizatat nuk ishin të përfshira në agjendë për arsye të vetme që t’i jipej kohë të gjithëve të flasin.

Si organizatorë të tryezës, “jemi marrë vesh që të sigurojmë tretman të barabartë për të gjithë pjesëmarrësit nga shoqëria civile, andaj nuk kemi pranuar që disa OJQ te janë pjesë e agjendës e disa jo, gjë që do t’i sjellte pjesëmarrësit nga shoqëria civile në pozitë të pabarabartë”, thotë përgjegjja e Ministrisë së Energjisë që i ka dërguar grupit të shoqërisë civile kur këta kanë kërkuar të futen në agjendë.

Beqaj kritikoi edhe studimin e bërë nga OJQ’të duke thënë që nuk është i plotë dhe se kjo konferencë është organizuar për të qartësuar gjërat për opinionin kosovar.

Më tutje, ministri theksoi se qeveria ka qenë transparente në proceset e energjisë duke iu referuar kërkesës së organizatave për t’i bërë publike të gjitha dokumentet në lidhje me projektet për energjinë.

Të tri OJQ-të e kanë kritikuar ministrinë që me qëllim nuk po i bën publike disa dokumente me rëndësi qenësore për qytetarin e Kosovës, ngase këto dokumente përmbajnë informata shokante lidhur me atë se sa do të shumëfishohet çmimi i rrymës për konsumatorin kosovar, me ndërtimin e termocentralit Kosova e Re.  

Beqaj tha se ligji për qasje në dokumente zyrtare thekson qartë se cilat dokumente janë në dispozicion e cilat jo. 

“Dokumentet që janë te aprovuara mund të jipen ndërsa ato që janë ne draftim nuk jipen sepse mund të rrezikojnë procesin nëse bëhen publike,” tha Beqaj.

Ai tha se organizatat jo-qeveritare mund të jenë pjesë e debateve me qeverinë por jo pjesë e vendimmarrjeve.

 

ETIKETA

29 Shtator 2011 - 15:24

Petrit Çollaku 29/09/2011 - 15:24
NDËRVEPRIMI0
KOMENTE0

Dështon Debati për Energji

by Gazeta JNK
NA NDIQNI