Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Premtimet e AAK-së për energji, bujqësi dhe ambient
Të ftuarit në #DebatPernime debatuan për energji, bujqësi dhe ambient. Përfaqësuesit e partive të cilët ishin pjesë e debatit, AAK, LDK dhe LVV shpalosën programin e tyre qeverisës për bujqësinë, energjinë, ambientin dhe tema të tjera.
Edhe pse janë ftuar edhe përfaqësuesit e PDK-së dhe Nismës Socialdemokrate në këtë përballje të programeve politike në temat e trajtuara, ata e kanë refuzuar ftesën.
Përfaqësuesit e AAK-së në këtë debat ishin Besnik Krasniqi dhe zëvendësministri në detyrë i Bujqësisë, Bajram Kastrati. Të dy kandidatët për deputetë dhanë zotimet e tyre për energjinë, bujqësinë dhe ambientin.
Premtimet e AAK-së për energji, bujqësi dhe ambient:
- Besnik Krasniqi (AAK)
– Plotësim-ndryshimi i Ligjit për dhënien e lejeve për ndërtimin e hidrocentraleve, të njëjtat të jenë me eco-standard
– Aplikim i hapur e i përgjithshëm për të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë për shfrytëzimin e resurseve natyrore
– Rritja e numrit të inspektimeve në terren dhe rritja e numrit të ndëshkimeve për shfrytëzimin e paligjshëm të resurseve natyrore
– Çmimi i energjisë në treg nuk duhet të subvencionohet
– Duhet të subvencionohen ndërmarrësit që i ndërtojnë kapacitetet për energji të ripërtëritshme
– Sa më shpejtë të bëhet me thirrje të hapur ndërkombëtare që të tërhiqen investitorët e mundshëm në energji të ripërtëritshme
- Bajram Kastrati (AAK)
– Do të fokusohemi te përpunimi i ushqimit dhe industrializimi i bujqësisë
– Subvencioni në rendiment është shumë i nevojshëm
– Aplikimi bëhet online për subvencionim nuk është real. Përveç vlerësimit online të kemi edhe Komisione të ndryshëm të kontrollit që të mos dështojnë fermerët që e meritojnë
– Të hiqet akciza në naftë për bujq
– Dëmet nga vërshimet të paguhen së paku 80%
Pjesë e debatit kanë qenë: Besnik Krasniqi dhe Bajram Kastrati nga AAK, Besian Mustafa nga LDK, dhe Hajrullah Ceku nga LVV.
Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahet gjatë dhjetë ditëve të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 14 shkurt.
Debati transmetohet çdo ditë në orën 20:20 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.
Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.