Dy të burgosur në Lipjan e bëjnë për spital një të burgosur tjetër

Policia ka raportuar për një incident që ka ndodhur në Burgun e Lipjanit, ku dy të burgosur pas një zënke e kanë sulmuar fizikisht një të burgosur tjetër.

Sipas raportit të Policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Rasti ka ndodhur në Burgun e Lipjanit dje rreth orës 18:15.

Në lidhje me rastin, i cili po trajtohet si lëndim i rëndë trupor, është njoftuar prokurori.

Rasti vazhdon të hetohet.