Distria Krasniqi - Foto: KALLXO.com

Dy Medalje të Kosovës në Paris

Xhudistja Distria Krasniqi fitoi sot medaljen e bronztë në Grand Slam-in e Parisit, ndërsa në këtë garë Akil Gjakova ka siguruar të argjendtën.

Në garë për medaljen e bronztë, xhudistja Krasniqi mposhti japonezen Natsumi Tsunoda.

Akil Gjakova do të ndeshet në finale me xhudistin gjeorgjian Lasha Shavdatuashvili.

Trajneri Driton Kuka ka thënë se medaljet e sotme janë dhuratë për dhjetëvjetorin e pavarësisë, ndërsa befasi të turneut e ka cilësuar Akil Gjakovën.