// E premte ORA 21:20

3,497

10 Shtator 2016

Dështimi i Shtetit në Kontrollin e Automjeteve

kontrolli i automjeteve

Emisioni i radhës “Drejtësia në Kosovë” solli hulumtimin ekskluziv i cili dëshmon se si kanë dështuar institucionet shtetërore që t`i vënë nën kontroll qendrat për kontrollimin teknik të automjeteve.

Të gjeturat nga hulumtimi disa javor dëshmojnë për dështimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe asaj të Tregtisë dhe Industrisë, të cilat për 12 vjet rresht nuk kanë arritur t`i kontrollojnë pajisjet e qendrave për kontrollin teknik të automjeteve.

Emisioni solli dëshmi se asnjëra nga 105 qendrat për kontrollin teknik të automjeteve nuk kanë pranuar që t`i binden ligjit për siguri në komunikacion, në përjashtim të tri prej tyre.

Të gjeturat nga hulumtimi, kanë faktuar se si këto dy ministri në përpjekjen e tyre të parë që t`i kalibrojnë pajisjet e qendrave për kontrollim teknik të automjeteve, kanë dështuar me autorizimin e një kompanie private, e cila nuk ka përfillur tarifat e caktuara me udhëzimet administrative në fuqi.

NDËRLIDHUR

kontrolli i automjeteve
 

Pajisjet Për Kontroll të Automjeteve, të Pakalibruara

Siç transmetoi emisioni “Drejtësia në Kosovë”, përgjegjësia për zbatimin e ligjit i cili i obligon qendrat për kontrollin teknik të automjeteve që së paku një herë në vit ta bëjnë kalibrimin e pajisjeve të tyre bie direkt mbi Ministrinë e Infrastrukturës, e cila i ka licencuar deri më sot 105 qendra për kontrollin e automjeteve.

kontrolli i automjeteve
 

Refuzimi i Monopolit për Kontroll të Automjeteve

Siç transmetoi emisioni i radhës “Drejtësia në Kosovë” edhe pse kalibrimi i pajisjeve të qendrave për kontrollin teknik të automjeteve parashihet me ligjin për siguri në komunikacion, dy ministritë përgjegjëse ajo e Infrastrukturës dhe e Tregtisë kanë dështuar ta përmbushin këtë obligim ligjor.

TË FUNDIT

gjoba për shkelje
 

Gjoba e Dytë Ndaj Agim Veliut për Fëmijët në Fushatë

Gjoba e marrë ditë më parë nga PZAP për përfshirje të fëmijëve nuk ka ndikuar te kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës, Agim Veliu, që të mos e përsëritë veprimin. Paneli ka dënuar Veliun me 3,200 euro gjobë, kësaj here për përfshirje të fëmijëve në një tubim zgjedhor në Shtedim të Podujevës. […]

Gjykimi për vrasje
 

Tensione në Gjykimin për Vrasjen në Ferizaj

I akuzuar për vrasjen e Samir Rexhës në gusht të vitit 2016, Meriton Aliu ka dhënë mbrojtjen e tij në Gjykatën e Ferizajt. Ai tha se në ditën kritike, derisa ishte duke ndenjur me një shok të tij, Valdrin Rexhepin dhe një shok të këtij të fundit, ka ardhur nga mbrapa tashmë i ndjeri Samir […]

donald tusk
 

Donald Tusk me Plan për të ‘Ringjallur’ BE-në

Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk, ka propozuar programin ambicioz, i cili parasheh zhvillimin e 13 samiteve brenda dy viteve të ardhshme, me qëllim të ringjalljes së Bashkimit Europian pas Brexit-it. Tusk propozimin e përcolli, pas apeleve për ringjalljen e unionit, të bëra nga Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker dhe Presidenti i Francës, […]

adnan merovci
 

Merovci: RTK me Vite Nuk e Ka Paguar Tatimin në KPM

Kryetari i Komisionit të Pavarur të Mediave, Adnan Merovci sot para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka thënë se ka disa vite që RTK-ja nuk e ka paguar tatimin në KPM. Këtë deklaratë, Merovci e tha para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ku kishte shkuar për të paraqitur raportin e punës së KPM-së për vitin […]

aksidentet
 

Tri Aksidente në Rrugën Prishtinë-Pejë

Dy aksidente zinxhirore kanë ndodhur rreth orës 19:00 në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në mes të fshatrave Vragoli e Sllatinë të Fushë-Kosovës. Sipas pamjeve të dërguara nga një qytetare, në aksidentin e parë janë të përfshira tri automjete. Ndërsa, në aksidentin e dytë, që ka ndodhur rreth 100 metra më tutje, po ashtu janë përfshirë tri […]

Tash

NA NDIQNI

Merovci: RTK me Vite Nuk e Ka Paguar Tatimin në KPM

by Taulant Osmani
NA NDIQNI

Send this to a friend