Vetura e aksidentit me fatalitet - Foto: KALLXO.com

Aksident me Fatalitet në Lluzhan

Një aksident komunikacioni me fatalitet ka ndodhur sot pasdite në fshatin Lluzhan të Podujevës.

Një fëmijë rreth 7-vjeçar ka mbetur i vdekur në këtë aksident, ndërsa tre persona janë lënduar.

Aksidentin e ka konfirmuar për KALLXO.com komandanti i Trafikut Regjional të Prishtinës, Milaim Fejzullahu.

Sipas tij, aksidenti është raportuar të ketë ndodhur në ora 16:30.

Kapiten Fejzullahu tregoi se kemi të bëjmë me një vetaksident. Por, shkaqet, sipas tij, ende mbeten të panjohura.

Sipas fotografisë së dërguar në KALLXO.com nga një qytetar shihet se në këtë rast është aksidentuar një veturë “Golf 3”.

Një aksident komunikacioni, ku kishte mbetur i vdekur një fëmijë ka ndodhur në Llugë të Podujevës, më 29 mars.

http://kallxo.com/goditet-per-vdekje-kembesori-4-vjecar/