Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Fillojnë votimet për kryetarë të 21 komunave

Në ora 07:00 kanë filluar votimet për kryetarët e 21 komunave të Kosovës.

Të gjitha vendvotimet do të mbyllen në ora 19:00.

Kandidatët e 21 komunave po përballen në balotazh pasi në rrethin e parë të zgjedhjeve më 17 tetor, nuk arritën të marrin përqindjen që do u siguronte fitoren.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në ora 08:00 pritet të mbajë konferencën e parë për media lidhur procesin zgjedhor.

KQZ gjatë ditës së djeshme ka shpërndarë materialin zgjedhor në komunat ku po zhvillohet ky proces.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote në balotazh, që u takojnë këtyre 21 komunave është 1 million e 260 mijë e 571.

Për të votuar, qytetari duhet të ketë njërin prej këtyre dokumenteve të vlefshme të identifikimit: Letërnjoftim, pasaportë, dokument i udhëtimit dhe patentë shofer.

Gjithashtu, në të gjitha shkollat ku ka proces të votimit, ditën e hënë nuk do ketë mësim pasi do bëhet dezinfektimi i hapësirave.