Mbyllen qendrat e votimit në Turqi, kush do të zgjidhet president?
Qendrat e votimit në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale në Turqi janë mbyllur në gjithë vendin, raporton BBC.
Tashmë ka mbetur që të pritet pak kohë përpara se të dihet nëse presidenti Recep Tayyip Erdogan do të zgjidhet sërish udhëheqës i Turqisë apo nëse kundërshtari Kemal Kilicdaroglu i ka kapërcyer shanset dhe po shkon drejt pushtetit.
Në Turqi sot u zhvilluan zgjedhjet e para të balotazhit në historinë e vendit.
Përballë njëri-tjetrit ishin Erdogan dhe Kiliçdaroglu.
Qendrat e votimit u hapën në mëngjes, e të drejtë vote patën më shumë se 64 milionë turq.
Rreth tre milionë e gjysmë qytetarë turq që jetojnë jashtë vendit votuan në periudhën 20 dhe 24 maj.
Presidentit Erdogan doli i pari në rundin e parë dy javë më parë, duke fituar 49.5 për qind të votave, kurse kundërshtari i tij Kiliçdaroglu mori 44.9 për qind.