Zgjedhet kryetari i ri i KGJK-së

Skender Çoçaj u zgjedh kryetar i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Çoçaj e kaloi kundërkandidatin Nehat Idrizi për një votë, derisa ky i fundit mori pesë vota.

Idrizi ia uroi kryetarit të ri fitoren ndërsa ky i fundit i falenderoi anëtarët e këshillit për besimin.

Para votimit, Çoçaj kishte prezantuar programin e udhëheqjes së KGJK-së.

Ai premtoi “Transparencë, rritje të efikasitetit, llogaridhënies dhe rritja e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe me OJQ-të.

“Publikimi i të gjitha vendimeve gjyqësore që qytetarët të kenë dijeni se çfarë po ndodhë. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të jetë prioritet”, tha Çoçaj.