Aleksandar Vuçiq

Vuçiq: Unë vetëm e përmenda kufirin dhe të gjithë reaguan

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se ai nuk ka paraqitur detaje rreth propozimit të tij për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe Serbisë sepse sipas tij,” nuk ka asgjë që dikush do ta pranojë”, raporton b92.

Presidenti u pyet nga gazetarët, pasi vizitoi një qendër Klinike në Beograd, pse ai kurrë nuk paraqiti planin e tij dhe detajet, që ai kishte treguar drejtuesve në Bruksel dhe përfaqësuesve të Kosovës.

Në përgjigjen e tij, Vuçiç tha se po prezantohen ide të ndryshme.

“Unë vazhdimisht them se ka nevojë për kompromis dhe kurrë nuk do të flas për detajet derisa të kemi diçka konkrete. Për një fjalë timen, e cila ishte normale, që ne kemi nevojë të vendosim një kufi, derisa ne ende sot nuk e dim ku e kemi kufirin- shumë persona kanë reaguar. Unë e di se çfarë është shkruar për vendin tonë, por kur shkoj në Kosovë, ekziston një kufi i dytë që më pret mua dhe që është i vendsour në vitin 2011”, tha ai se disa persona në Serbi e kanë ndihmuar pavarësinë e Kosovës.

“Kosova shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008, edhe gjatë kohës së atyre që tani japin leksione patriotike. Në vitin 2010, me lëvizjet tona të tmerrshme, kontribuam në gjykimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila shkon në kurriz e interesave tona “, shtoi ai.

Vuçiq theksoi se ai ishte duke kërkuar për një kompromis gjithë kohën, “i cili do të ishte i dhimbshëm për të dy palët, ku të dyja palët do të humbnin dhe fitonin diçka”.

“Kur është fjala për të folur me partitë e shumta, detajet nuk duhet të fliten, nëse nuk ka diçka konkrete në duar. Unë nuk kam asgjë që do të pranohej nga askush, kështu që nuk e bëj, nuk do të sjellim ndonjë veprim pa u konsulltuar me popullin dhe Kuvendin.  A do të ketë ndonjë gjë për të kontrolluar, nuk mendoj se do të ketë”, tha Vuçiq.