Aleksandar Vuçiq - Foto: REL/Reuters

Vuçiq: Nuk më ofron rehati dhe nuk më pëlqen të bisedoj me Thaçin

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq para takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur se ky takim nuk i ofron rehati, por e cilësoi si të rëndësishme paqen.

“Nuk më ofron rehati dhe nuk më pëlqen të bisedoj me Thaçin, por më mirë të bisedojmë njëqind vjet sesa të luftojmë një ditë. Kjo është puna ime. Paqja është e rëndësishme. Gjithçka tjetër nuk është për krahasim”, tha Vuçiq.

Thaçi dhe Vuçiq paraprakisht zhvilluan takime të ndara me Përfaqësuesen e Lartë për politikë të Jashtme të BE-së Federica Mogherini./21Media