VIDEO: Policia kap 11 kg drogë në 'Breg të Diellit'

Policia e Kosovës përmes një aksioni ka arrestuar një të dyshuar në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë pasi që në banesën e tij janë gjetur disa qese të zeza të mbushura me drogë që dyshohet të jetë e llojit marihuanë.

Ky aksion i Policisë ka rezultuar me kapjen e 11 kilogramë e 370 gramë narkotik.

Aksioni i Policisë u transmetua në rubrikën “Policia” të emisionit “Drejtësia në Kosovë”.

Kallxo.com