Suad Jamini, basist i grupit 'Jericho'. Foto: Facebook

Vdes basisti i grupit ‘Jericho’, Suad Jamini

Anëtari i grupit të njohur muzikor kosovar ‘Jericho’, Suad Jamini, ka vdekur sonte në Prishtinë.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar miq të të ndjerit në Facebook ndërsa gruaja e tij, Aida Jamini, ka postuar në profilin e saj në Facebook një foto të zisë në të cilën po merr shumë ngushëllime.

Raportohet se Jamini ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).