Sukses i mjekëve Kosovarë operacion i rrallë në sy

Një operacion i rrallë është kryer sot në QKUK në Prishtinë.

Sipas njoftimit të QKUK për herë të parë me anestezion lokal dhe predikim është bërë heqja e trupit të huaj në sy

Ndërhyrja është kryer nga Dr. Ardian Shabani, Dr. Adem Miftari si dhe anesteziologu Hilmi Havolli të shoqëruar nga ekipi e instrumenteve të klinikës dhe stafit tjetër mbështetës, thuhet në njoftim.

Syri i pacientit B.A pas CT-së është në gjendje të mirë, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se pas pajisjes me aparaturë të re në vazhdimësi është rritur gama e shërbimeve shëndetësore, në mënyrë që të pacientët të mos i referohen jashtë institucioneve publike shëndetësore.

Gjithashtu në këtë njoftim bëhet e ditur që ndërhyrjet e tilla janë bërë jashtë institucioneve publike, ku pacientët kanë paguar 5 mijë euro.