Foto: Denis Sllovinja/KALLXO.com

Mbi 1500 gjoba trafiku u shqiptuan brenda një dite nga Policia

Policia e Kosovës ka shqiptuar 1572 gjoba trafiku më 28.06.2024.

Këtë të dhënë e ka bërë publike në raportin 24-orësh të saj.

Brenda po kësaj dite, Polica ka arrestuar 26 persona. Ndërkohë, në mbajtje janë 20 persona.

Gjatë të njëjtës ditë janë regjistruar 40 aksidente trafiku, 22 prej të cilave me lëndime në njerëz.

Aksidente me fatalitet, sipas Policisë, nuk ka pasur.