Policia e Kosovës Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

I dyshuari në gjendje të dehur ngacmon një vajzë të mitur në Prizren

Një vajzë e mitur është ngacmuar në mbrëmjen e 20 nëntorit të këtij viti në Prizren nga një burrë i dyshuar.

Sipas Policisë së Kosovës, ngacmimi kishte ndodhur rreth orës 21:30 dhe se personi që dyshohet se ka kryer veprën penale u tha se ishte i dehur.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi që kishte ngacmuar viktimën kosovare e mitur. I dyshuari ishte në gjendje të dehur” – ka thënë Policia.

Tutje sipas Policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.