E dhimbshme, Luis Enrique njofton për vdekjen e vajzës së tij 9 vjeçare

Familja e Luis Enriques është në zi. Ish-trajneri i Barcelonës dhe Spanjës ka bërë publik lajmin tragjik për ndarjen nga jeta të vajzës së tij 9-vjeçare Ksana.

Zbulohet kështu edhe shkaku se përse Luis Enrique dha dorëheqjen nga stoli i Spanjës pak kohë më parë

Trajneri u largua nga kombëtarja para disa muajsh, për probleme familjare, teksa vajza e tij po luftonte me një sëmundje të rëndë (osteosarkoma – tumor në kockë).

“Vajza jonë ka ndërruar jetë këtë pasdite, në moshën 9-vjeçare, pas 5 muajsh luftë intensive kundër osteosarkomës. Duam të falenderojmë të gjithë mesazhet që kemi marë këto muaj dhe i vlerësojmë. Duam të falenderojmë stafin e spitalit “San Joan de Deu and Sant Pau”, për dedikimin e tyre. Do na mungosh shumë, por ne do të kujtojmë çdo ditë të jetës sonë dhe shpresojmë që në të ardhmen të takohemi sërish. Do jesh ylli që drejton familjen tonë. Pusho e qetë Ksanita”, shkruhej në njoftimin e trajnerit spanjoll.