Gavi bëhet lojtari më i ri që ka luajtur për Spanjën

Futbollisti i Barcelonës dhe Spanjës Pablo Martín Páez Gavira “Gavi” është bërë lojtari më i ri që ka luajtur në histori të ekipit kombëtar të Spanjës.

Gavi pas paraqitjeve të mira te Barcelona, ka marr ftesë nga trajneri i kombëtares Luis Enrique për ndeshjen e muajit tetor dhe ai u paraqit ditën e djeshme nga minuta e parë për Spanjën.

Në momentin që loja nisi, Gavi bëri histori për Spanjën. Me 17 vjet e 62 ditë ai theu rekordin e vendosur qysh më parë nga Angel Zubieta në vitin e largët 1936.

Një rekord të tillë, mund ta kishte realizuar edhe futbollisti tjetër i Barcelonës, Ansu Fati që në kohën kur u paraqit për Spanjën vitin e kaluar kishte 17 vjet e 308 ditë.