Dëshmon i Akuzuari në Gjykimin e Imamit

Mbyllja u kërkua me qëllimin që të mos rrjedhë informacioni nga gjykata gjatë dëshmisë së Sadat Topojanit.

Trupi gjykues vendosi ta përjashtojë publikun gjatë dëshmisë së të akuzuarit Sadat Topojani

10:30

Në gjykimin e Zeqirja Qazimit dhe 6 personave tjerë sot do të dëshmojë i akuzuari Sedat Topojani.

Imami i xhamisë “El Kudus” në Gjilan Zeqirja Qazimi po akuzohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës për rekrutim për terrorizëm.

Së bashku me Qazimin në këtë rast po akuzohen edhe Ilir Berisha, Sadat Topojani, Burim Ballazhi, Jetmir Kyqyku, Liridon Kabashi dhe Ilir Krraba.

Berisha, Topojani, Ballazhi, Kyqyku, Kabashi dhe Krraba akuzohen për pjesëmarrje në terrorizëm.

Sot dëshminë e tij në gjykatë pritet ta japë i akuzuari Sadat Topojani.

Qazimi dha dëshminë e tij në këtë proces gjyqësor më 14 mars, ai mohoi rekrutimin për terrorizëm, duke thënë se kishte ligjëruar në xhmi në përputhje me Kur’anin dhe synetin.

Atë ditë imami Qazimi tha se e njihte Lavdrim Muhaxherin si “një djalë të qetë e të sjellshëm”, duke shtuar se nga ajo si ai e ka njohur dhe si paraqitet Muhaxheri në medie ” “është sikur të jenë dy persona te ndryshëm”.

http://kallxo.com/zeqirja-qazimi-flet-per-lavdrim-muhaxherin-e-ridvan-aqifin/