QKUK

Dëmtohet një gyp i ujit, pezullohen përkohësisht operacionet në Klinikën e Neurokirurgjisë

Dëmtimi i gypit të ujit ka pezulluar përkohësisht programin operativ emergjent në Klinikën e Neurokirurgjjsë në Qendrën Klinike dhe Universitare e Kosovës.

QKUK ka njoftuar se gjatë renovimit të sallave të Klinikës së Neurokirurgjisë, dyshohet se është dëmtuar një gyp i ujit.

Si pasojë e kësaj është pezulluar përkohësisht programi i planifikuar operativ jo emergjent në sallat e kësaj klinike.

“Për raste emergjente gjithçka është siguruar. Ato po operohen në kuadër të Klinikës  Emergjente” – thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Përderisa sipas tyre, në rast nevoje mund të përdoren edhe sallat e tjera alternative në klinikat e tjera.