Arrestohet një kosovar, i gjendet kanabis në çantë gjatë tentimit për të kaluar kufirin Shqipëri-Greqi

Një 31-vjeçar nga Kosova është arrestuar në kufirin Shqipëri-Greqi pasi në çantë iu gjet lëndë narkotike kanabis.

Policia e Shtetit ka njoftuar se kanë konfiskuar kanabisin në cilësin e provës materiale.

“Gjatë kontrollit në vijën e dytë, në çantën e shtetasit G. Sh., shërbimet e Policisë Kufitare gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin G. Sh., 31 vjeç, banues në Kosovë”- thuhet në njoftim.

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se rasti i ka kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Gjirokastrës.