Foto: ZPRK

Thaçi bisedoi në telefon me homolgun e porsazgjedhur maqedon Pendarovski

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e zgjedhur të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Ai përmes një postimi në profilin e tij në Facebook tha se kanë biseduar për përforcimin e marrëdhënieve mes dyja shteteve.

“Homologun tim të ri e urova për fitoren në zgjedhjet presidenciale, e cila është fitore edhe për Maqedoninë Veriore si shtet shumetnik, që aspiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Ne biseduam edhe për avancimin e marrëdhënieve bilaterale dhe për bashkëpunimin në procesin e integrimeve euroatlantike”, ka shkruar Thaçi.