Produktet më të reja të Apple: AirTag, iPad and iMac

Apple e shfaq madhështinë e saj pasi paraprakisht kishte premtuar një lansim vjetor të produkteve të saja, andaj edhe nuk i zhgënjeu adhuruesit e saj.

Sipas Fox10News, produkti i parë IPad pro i azhurnuar, i shumëpritur është më i shpejtë dhe tani përmban mundësinë 5G dhe një portë të shpejtë që të mund të lidhet me monitorët e jashtëm.

Foto: Apple

IMac i azhurnuar ka një ID të prekjes për herë të parë, i cili i lejon përdoruesit të zhbllokojnë kompjuterët e tyre, të ndërrojnë lehtë përdoruesit dhe madje të bëjnë pagesa. Për përdoruesit që ende punojnë nga shtëpia, ekziston një kamerë e përmirësuar 1080p me ekuilibër automatik të të bardhës, zvogëlim të zhurmës dhe hartëzim të tonit për t’ju bërë të dukeni më mirë, plus një mikrofon të ri të krijuar për të zvogëluar zhurmën e reagimit në mënyrë që të tingëlloni më mirë gjithashtu.

Foto: Apple

Mirëpo, kjo nuk është e gjitha.

Apple lansoi edhe “Airtag”, i cili përdor teknologjinë Bluetooth për t’ju ndihmuar të gjeni çelësat, portofolin, laptopin apo edhe makinën tuaj.

Foto: Apple

Më në fund, Apple nuk e harroi iPhone 12 të ri i cili del në shitje duke filluar këtë të Premte, 23 Prill. Për iPhone 12 ofroi një skemë ngjyrash të disponueshme për herë të parë … ngjyrën vjollcë.

Përveç kësaj, përdoruesit e iPhone së shpejti do të jenë në gjendje të zhbllokojnë telefonët e tyre inteligjentë pa pasur nevojë të heqin opsionin “face mask”,  por fillimisht, ata do të kenë nevojë për një Apple Watch.

Face ID zakonisht njeh kur dikush ka veshur maskë dhe kërkon fjalekalim për hyrje në ekran. Tani, një iPhone do të jetë në gjendje të komunikojë me një Apple ëatch të sinkronizuar kur telefoni kapet për të përdorur Face ID.

Dhe nuk do të ishte një azhurnim i rëndësishëm i softuerit pa përfshirjen e më shumë emoji-ve. Ndër shtesat e reja: një zemër në zjarr, një fytyrë me sy të rrëmbyeshëm, mundësia që gratë dhe burrat të kenë mjekra.

 

Përkthyer nga: Nuhi Shala