NASA e shndërron 98 për qind të urinës dhe djersës në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës në ujë të pijshëm

Agjencia amerikane e hapësirës NASA ka arritur një moment historik teknologjik që një ditë mund të luajë një rol të rëndësishëm në misionet në Hënë dhe më gjerë.

NASA ka zbuluar se sistemi ECLSS i kontrollit mjedisor dhe i mbështetjes së jetës në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, SNH, ka arritur 98 për qind të riciklimit të ujit që astronautët e sjellin në ISS. Ky sistem përdor “dehumidifikues të avancuar” që “kap” lagështinë që krijohet ndërkohë që ekuipazhi merr frymë dhe djersitet gjatë detyrave të tyre të përditshme.

Një nënsistem tjetër i quajtur “Asambleja e Përpunuesit të Urinës” mbledh urinën dhe prodhon ujë dhe tretësirë ​​të kripur të urinës që ende përmban H2O përmes një procesi distilimi. Agjencia ka filluar testimin e një pajisjeje të re që mund të “nxjerrë ujë” nga ajo tretësirë, e cila arriti një rikuperim të ujit prej 98 përqind në ISS krahasuar me 93 deri në 94 përqind të mëparshme.

Mendimi që astronautët të pinë urinë nuk është aspak i këndshëm, por NASA thekson se është me të vërtetë uji është i pijshëm, i pastruar dhe i filtruar që është më i pastër se ai që pimë në Tokë.

Sistemet si ECLSS do të jenë vendimtare në të ardhmen pasi NASA kryen më shumë misione përtej orbitës së Tokës.

“Sa më pak ujë dhe oksigjen të kemi për të dërguar, aq më shumë komponentë shkencorë mund të vendosen në anijen kozmike. Një sistem rigjenerues i besueshëm dhe i fuqishëm do të thotë që ekuipazhi nuk duhet të shqetësohet për këtë dhe mund të fokusohet në qëllimin e vërtetë të misionit”, ka thënë Jill Williamson, menaxher i NASA-s për nënsistemet e ujit ECLSS./Klix.ba

Përgatiti: Nuhi Shala