Kompania Microsoft skedon patentën për regjistrim dhe shënime mbi gjuhën e trupit

Gjigandi teknologjik Microsoft ka skeduar një patentë për një sistem që bën të mundur monitorimin e gjuhës së trupit të punonjësve dhe mimikën (shprehjet e fytyrës) gjatë takimeve të punës dhe për t’i dhënë ngjarjeve një “rezultat të cilësisë”.

Skedimi (regjistrimi) sugjeron që ai mund të vendoset nëper takime të botës reale ose takime virtuale në internet.

Skedimi parashikon që dhomat të jenë të mbushura me sensorë për të monitoruar pjesëmarrësit, të cilat mund të ngrenë shqetësime mbi privatësinë, shkruan BBC.

Microsoft tashmë është nën kritika lidhur me mjet të veçantë “rezultati i produktivitetit”.

“Mjeti për monitorimin e punëtorit”

Kjo veçori u prezantua vitin e kaluar, por u bë e njohur vetëm pas një demonstrimi publik në një eveniment të organizuar nga korporata.

Kjo i jep mundësinë menaxherëve që të monitorojnë punonjësit individual të cilët përdorin softuerin Microsoft Office 365 të Microsoft – përfshirë postën elektronike të Outlook dhe takimet ekipore dhe aplikacionet e të dhënave Excel.

Microsoft vë në dukje se struktura nuk është mundësuar si parazgjedhje dhe sugjeron se qëllimi i tij kryesor është të identifikojë mangësitë e IT.

Por kritikët thonë se është në të vërtetë një mjet për mbikqyrjën e punonjësve.

Shprehjet e fytyrës (Mimika)

Jo gjithmonë, kompanitë përdorin patentat që regjistrojnë.

Por ato shpesh zbulojnë ide në zhvillim para se të shfaqen në produktet tregtare.

Detajet e “sistemit kompjuterik të takimit-përceptimit” u paraqitën në korrik, përpara se të bëhen publike këtë muaj.

Sipas tyre sensorët mund të regjistrojnë:

  • cilët të ftuar në të vërtetë marrin pjesë në një takim
  • gjuha e trupit dhe shprehjet e fytyrës (mimika) së të pranishmëve
  • sasinë e kohës që secili pjesëmarrës e ka kaluar duke kontribuar në takim
  • Shembuj të të folurit “në përputhje me të qenit i mërzitur [dhe] lodhjen”

Ata gjithashtu sugjerojnë që pajisjet celulare të punonjësve mund të përdoren për të monitoruar nëse ata ishin të angazhuar njëkohësisht në detyra të tjera – të tilla si dërgimi i mesazheve apo shfletimi/surfimi në internet – si dhe për të kontrolluar orarin e tyre për të marrë parasysh nëse u duhej të merrnin pjesë në takimet e tjera në të njëjtën ditë.

  • A ka të drejtë shefi të më spiunojë?
  • ‘Unë e monitoroj stafin tim me softuer që regjistron pamje nga ekrani’
  • H&M është gjobitur me 32.1 milionë funta për mbikëqyrje të paligjshme të punonjësve

I gjithë ai informacion do të kombinohej më pas me faktorë të tjerë, të tillë si “sa i efektshëm ishte takimi, një ndjenjë emocionale e shprehur nga pjesëmarrësit në takim, [dhe] sa komod ishte ambienti i takimit”, në një “rezultat të përgjithshëm të cilësisë”, thotë Microsoft.

‘Premisa false’

Patenta sugjeron gjithashtu që teknologjia mund të përdoret për të identifikuar problemet që mund t’i bëjnë takimet joefektive.

Për shembull, nëse shumë njerëz janë vendosur në një dhomë ose nëse vendndodhja nxehet në mënyrë të pakëndshme në diellin e pasdites.

“Shumë organizata janë të molisura nga takime tepër të gjata, me prezencë të dobët dhe të përsëritura, të cilat mund të modifikohen dhe/apo të shmangen nëse do të kishte më shumë informacion në lidhje me cilësinë e takimit”, thotë patenta.

Mirëpo një aktivist privatësie sugjeron se sistemi do të ishte “invaziv” dhe një “hap i madh prapa për të drejtat e punëtorëve”.

“Ky lloj softueri i mbikëqyrjes së punonjësve pengon shumëllojshmërinë në vendet e punës duke operuar me premisën e rremë se ekziston një mënyrë uniforme, normative që njerëzit të punojnë në mënyrë optimale”, tha Silkie Carlo, drejtor i Big Brother Watch.

“Shumë prej mbikqyrjes teknologjike tregtohet si” inovative “por në realitet është jashtëzakonisht regresive”.

‘Rezultate diskriminuese’

Një përfaqësues i Microsoft deklaroi se kishte aplikuar për “shumë patenta” për të mbrojtur punën e inxhinierëve të saj.

“Sidoqoftë, aplikimi i një patente nuk tregon domosdoshmërisht se teknologjia e përshkruar do të implementohet në një produkt”, shtuan ata.

Kjo bëhet ndërkohë që Kongresi i Bashkimit Tregtar (TUC) ka dalë me një raport mbi përdorimin e teknologjisë në vendin e punës – përfshirë edhe atëherë kur inteligjenca artificiale (AI) fillon të marrë funksionet e menaxhimit.

Raporti “synon saktësisht këto lloje të teknologjive dhe rreziqet që ato paraqesin nga rezultatet e padrejta dhe diskriminuese për punëtorët”, deklaroi zyrtarja e politikës së TUC Mary Towers.

“Në veçanti, ne mbështesim më shumë konsultime dhe transparencë me punëtorët kur përdoren teknologji, të tilla si njohja e fytyrës dhe njohja e të folurit dhe qysh përdoren për të marrë vendime për njerëzit në punë”, shtoi ajo.