Google hap qasje në Bard, konkurrentin e ChatGPT

Google ka hapur qasjen në mjetin e tij chatbot të inteligjencës artificiale (AI) Bard, por ai është i disponueshëm vetëm për përdorues të caktuar dhe ata duhet të jenë mbi 18 vjeç.

Ndryshe nga rivali i tij viral i Microsoft ChatGPT, ky chatbot mund të qaset në informacione të përditësuara nga interneti dhe ka një opsion “Google it” që e qas kërkimin, sipas BBC.

Ai gjithashtu i kontrollon burimet e tij për fakte, të tilla si Wikipedia.

Megjithatë, Google paralajmëroi se Bard do të ketë “kufizime” dhe tha se mund të ndajë informacione të gabuara dhe paragjykime.

Kjo sepse ai “mëson” nga informacionet nga bota reale, ku këto paragjykime ekzistojnë aktualisht – që do të thotë se është e mundur që në përgjigjet e tij të shfaqen stereotipe dhe dezinformata.

Chatbot-et e AI-së janë programuar për t’iu përgjigjur pyetjeve në internet duke përdorur gjuhën natyrore, njerëzore.

Ata mund të shkruajnë çdo gjë nga fjalimet dhe kopjet e marketingut te kodi kompjuterik dhe esetë e studentëve.

Kur ChatGPT filloi në nëntor të vitit 2022, kishte më shumë se një milion përdorues brenda shtatë ditëve, tha OpenAI, kompania që qëndron pas saj.

Microsoft ka investuar miliarda dollarë në të, muajin e kaluar duke e inkorporuar produktin në motorin e tij të kërkimit Bing.

Ai gjithashtu zbuloi planet për ta futur një version të kësaj teknologjie në aplikacionet e saj të zyrës, duke përfshirë Word, Excel dhe Powerpoint.

Google ka qenë më i ngadalshëm dhe më i kujdesshëm në këtë garë gjeneruese të AI me versionin e tij, Bard, i cili u lansua në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar në fillim. Përdoruesit do të duhet të regjistrohen për ta provuar.

Google e përshkruan Bard si një eksperiment që mundëson bashkëpunimin me inteligjencën artificiale gjeneruese, një teknologji që mbështetet në të dhënat nga e kaluara për të krijuar përmbajtje të re.

/Klix.ba

Përgatiti: Nuhi Shala