Facebook mund të paditet nga më shumë se 40 shtete të SHBA për shkelje të legjislacionit anti-trust

Disa shtete të SH.B.A.-së kanë inicuar procese hetimi  kundër kompanisë Facebook për shkelje të mundshme të legjislacionit antitrust dhe më shumë se 40 shtete përfshirë Nju Jorkun, po planifikojnë të paraqesin një padi kundër gjigantit të mediave sociale javën e ardhshme. Nëse është e vërtetë, kjo do të jetë padia e dytë e madhe e ngritur kundër një gjigandi teknologjik pas padisë së Departamentit të Drejtësisë kundër Google Alphabet Incorporation në muajin tetor. Aktualisht Facebook nuk ka dalë me ndonjë deklaratë zyrtare lidhur me këtë çështje.