Shqipëria barazon ndaj Andorrës (FOTO)

Shqipëria nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Andorrës me rezultat 2-2, ndeshje e vlefshme për kualifikimet e “Euro 2020”.

Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit me Bekim Balajn në minutën e 6’.

Andorra e barazoi rezultatin në minutën e 18’ me Martinezin.

Mysafirët arritën që të kalojnë në epërsi në minutën e 48’ me Martinezin.

“Kuq e Zinjtë” e barazuan rezultatin në mintuë ne 55’ me Rey Manajn.

Pas këtij barazimi Shqipëria pozicionohet në vendin e katërt me 13 pikë në Grupin H.