Publikohet orari i ndeshjeve të Kupës së Kosovës

Në vikend do të zhvillohen ndeshjet e rrethit të tretë në Kupën e Kosovës.

Komisioni i garave e ka caktuar orarin e ndeshjeve të cilat do të luhën të shtunën dhe të dielën.

Ndeshja kryesore e këtij rrethi kualifikues do të jetë ajo ndërmjet Ballkanit dhe Trepçës 89.

Të gjitha ndeshjet do të fillojnë në orën 12:30.

Orari
Nesër (e shtunë)
Ballkani – Trepça ‘89
Drenica – Dardana
Feronikeli – A&N
Vitia – Dukagjini
E diel
Arbëria – Prishtina (zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’)
Trepça – Vushtrria
Liria – Ferizaj
Gjilani – 2 Korriku