Kosovë – Greqi, publikohen formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Kosovë – Greqi, që luhet në kuadër të Ligës C, në Grupin 3, në Ligën e Kombeve.

Bernard Challandes ka vendosur që për këtë ndeshje të luaj me formacionin 4-3-3.

Në portë do të jetë Samir Ujkani, që është befasia e kësaj ndeshje, kurse në sulm do të luajnë Zeneli, Nuhiu dhe Celina.

Kurse trajneri i Greqisë, ka vendosur të luajë me formacionin 4-2-3-1.